16:48 / E Enjte, 17 Maj 2018

Lëvizja për Bashkim prezanton planin për luftë ndaj korrupsionit

Lëvizja për Bashkim vazhdon të tregoi planin e saj për luftimin e dukurive negative në Kosovë. Agim Kuleta nga LB ka treguar planin e partisë për luftën konkrete ndaj korrupsionit.

“Luftim të suksesshëm të korrupsionit nuk mund të ketë përderisa ajo mbetet vetëm luftë me fjalë e për nevoja partiake. Korrupsioni duhet të luftohet konkretisht edhe duke i deponuar me guxim rastet korruptive në prokurori. Lëvizja për Bashkim ka filluar një punë të tillë dhe nuk do të ndalet. Rasti i parë i proceduar i mbështetur nga LB ka të bëjë me zyrtarë të lartë të Universitetit të Prishtinës” ka thënë Kuleta./Indeksonline/