AAK-së i largohet nga koalicioni qeverisës kjo parti në këtë komunë!
Këshilli i Degës së Lëvizjes për Bashkim në Obiliq ka njoftuar anëtarët, simpatizantët dhe votuesit në veçanti si dhe po ashtu gjithë opinionin në përgjithësi se kanë marr vendim lidhur me marrëveshjen me koalicionin qeverisës në Obiliq, që udhëhiqet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Me këtë rast, sipas këtij njoftimi, LB ka ndërprerë koalicionin me partinë e Kryeministrit Ramush Haradinaj, AAK-në, në nivel vendi të komunës së Obiliqit, përcjellë Indeksonline.
“…në mbledhjen me 5 nëntor kemi analizuar në hollësi situatën në të cilën gjendet ky koalicion, pas zhvillimeve që kanë ndodhur nga muaji qershor e deri me tani dhe ka ardhur në përfundim se është i pakuptimt dhe jo frytdhënës qëndrimi i mëtutjeshëm në këtë qeverisje”, thuhet në njoftim.
Më tutje, thuhet se ndër shkaqet kryesore, që kanë ardhur në këtë përfundim, para së gjithash janë:
- Dallimet në mënyrën e qeverisjes;
- Shkelja në vazhdimësi e marrëveshjes nga ana e partnerit qeverisës; si dhe
- Emërtimi i Sheshit të Qytetit.
Të gjitha fjalët tjera që janë duke qarkulluar këto ditë, lidhur me arsyet e prishjes së koalicionit qeverisës, janë shpifje të ulta”, thuhet më tej në njoftim.
Në fund, Lëvizja për Bashkim, bën të ditur se do ta vazhdojë si opozitë konstruktive në Kuvendin Komunal në Obiliq dhe do të mbetet përherë konsistente dhe e palëkundur në vizionin e saj, për qeverisje të mirë, të drejtë dhe në shërbim të qytetarëve./Indeksonline/