15:43 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Thaçi: Nuk do ta keqpërdorim liberalizimin e vizave (Video/Foto)

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Junker, përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Frederica Mogherini dhe Komisioneri Johanes Hahn po qëndrojnë sot për vizitë në Kosovë.

Ata kanë zhvillua një takim me tre liderët e shtetit, presidentin Hashim Thaci, kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe kryeministrin Ramush Haradinaj, raporton Indeksonline.

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se prezenca e evropianëve është dëshmi e lartë e BE për Kosovën dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas tij, vizita tregon mbështetjen e palëkundur të Kosovës për të bërë hapa të shpejt dhe të vendosur në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

“Ne sot së bashku me Veselin, Haradinajn, Pacollin dhe Jevtiqin realizuam një takim shumë efektiv. Në 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, jemi krenar që procesi është bërë sipas vlerave të BE-së. Argumenti më i fuqishëm i parnteritetit tonë është marrëveshja për MSA-në. Falënderoj të gjitha institucionet e BE-së që kanë kuptuar mirë rëndësinë e zhvillimit të shteteve të Ballkanit perëndimor”, ka thënë Thaçi.

Ai ka theksuar se Kosova është e përkushtuar të marr statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.

“Lidhur me dialogun e falënderoj Mogherinin për durimin dhe  vendosmërinë e saj në këtë proces. Dialogu është proces shumë i vështirë, por mbetet rruga e vetme mes Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk do të komentoj asgjë, sepse jam i bindur se marrëveshja do të ratifikohet ditëve të ardhshme. Jemi të bindur se pasi kjo të ndodhë, KE dhe zoti Juncker do të bëjnë punën e tyre, do të marrin vendimet e duhura dhe do t’i japin fund izolimit të qytetarëve të Kosovës. I informova edhe për përkushtimin tona ndaj luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsioni. Puna jonë nuk do të ndalet as tani as pas liberalizimit të vizave, prandaj premtoj se do të mirren të gjitha masat për luftimin e kësaj dukurie, në mënyrë që lëvizja e lirë mos të keqpërdoret nga askush”, ka theksuar Thaçi.. /Indeksonline/

Temat: