21:02 / E Enjte, 24 Maj 2018 / indeksADMonline

Low gabon gjatë konferencës!

Gjatë konferencës për shtyp në qendrën stërvitore të Gjermanisë, trajnerit Joachim Low i ka shpëtuar një super gafë.

Gjatë pyetjes që iu bë nga një gazetar për opsionet në sulm, ai ka ngatërruar Timo Werner me Sandro Wagner: “Duhet të shohim se si mund t’i aktivizojmë tipat e ndryshëm si Gomez, Petersen dhe Wagner”, u shpreh ai përpara se ta korrigjonte me shpejtësi: “…Werner.”

Sulmuesi i Bayern Wagner çuditërisht u la jashtë Kupës së Botës nga Low. Pas lajmit, ai nuk reagoi mirë dhe shpalli tërheqjen e tij përfundimtare nga Gjermania.

Edhe gjatë konferencës së fundit, pyetjet për Wagner drejt Low nuk munguan. Por trajneri i dha fund diskutimeve për 30-vjeçarin.

“Për mua kjo temë pa përfunduar. Unë nuk kam për të folur më për këtë çështje. Edhe brenda ekipit nuk është më një temë diskutimi,” shprehet Low tepër qartë.

“Nuk shoh asnjë arsye pse duhet të vazhdoj të flas për këtë temë.”