14:15 / E Diele, 01 Prill 2018 / indeksADMonline

Luan Krasniqi flet për meçin Joshua – Parker: Ishte luftë zhgënjyese! 

Legjenda e boksit shqiptar, Luan Krasniqi ka komentuar duelin e mbrëmshëm të zhvilluar në Cardiff mes Anthony Joshua dhe Joseph Parker. 

Boksieri britanik mposhti pas 12’të raundeve kundërshtarin e tij nga Zelanda e Re, shkruan IndeksOnline. 

Krasniqi, kishte shpresuar për një duel të fortë, por në një status në rrjetet sociale ai thotë se meçi ishte zhgënjyes me një Parker të paguximshëm. 

“Duhet ta pranoj se lufta ishte paksa e zhgënjyer. Unë me të vërtetë do të doja një Parker më të guximshëm. Pra, Anthony Joshua nuk pati problem ta kontrollonte luftën, pasi nuk rrezikohej fare”, ka thënë Luan Krasniqi. 

Ish-boksieri i njohur, para duelit kishte thënë se Parker mund ta mposhte Joshuan, edhe pse ky i fundit ishte favorit për kosovarin./IndeksOnline/