18:47 / E Shtunë, 22 Shtator 2018 / indeksADMonline

Manchester City ‘shkatërron’ Cardiffin

Manchester City ka reaguar pas disfatës në Champions League duke mposhtur 5-0 Cardiff.

Të besuarit e Pep Guardiola-s nuk e nisën mirë lojën dhe kjo edhe për meritë të kundërshtarit që mbrohej mirë. Por goli i Aguero-s në minutën e 32’ ka zhbllokuar miqtë nga emocionet dhe ka demoralizuar vendasit.

Dy gola të tjerë u shënuan nga “Qytetarët” përpara se të përfundonte pjesa e parë dhe shënues ishin Bernardo Silva me Gundogan. Dy gola të veçantë, ai i portugezit me kokë ndërsa i gjermanit në trekëndësh nga distanca. Në pjesën e dytë ishte Mahrez ai që gjeti golin e tij të parë me ekipin e ri teksa kishte vetëm gjashtë minuta që ishte në fushë pas zëvendësimit me Aguero-n, dhe të dytë në minutat e fundit të takimit. Më në fund një sinjal pozitiv nga blerja e kësaj vere të City-t.

Temat: