10:12 / E Enjte, 19 Korrik 2018 / indeksADMonline

Manchester United kërkon dy yjet e Bayernit

Manchester United po kërkon që të bëhet më konkurrues për sezonin e ardhshëm.

Skuadra e Jose Mourinhos po shqyrton që të transferoj dy yjet e Bayern Munchen, Robert Lewandowski dhe Thiago Alcantara.

Mediat angleze raportojnë se Bayerni është i hapur për shitjen e dy futbollistëve nëse arrin një ofertë e mjaftueshme.

Megjithatë, Thiago thuhet se është duke pritur për një kthim të mundshëm në Barca, ndërsa ka interes nga Chelsea dhe Real Madrid në Lewandowski. /IndeksOnline/