12:12 / E Enjte, 23 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Alarmohet Bayern Munchen, Alcantara rrezikon sezonin

Thiago Alcántara mund të qëndrojë disa muaj larg fushave të lojës, si pasojë e lëndimit që ka marrë gjatë ndeshjes së të mërkurës kundër Anderlecht, që korrespondon me ditën e pestë të fazës së grupeve të Champions-it.

Këtë të enjte, lojtarit të Bayern Munich do t’i bëhen teste të hollësishme për të përcaktuar shkallën e vërtetë të lëndimit, por parashikimet e para janë pesimiste.

Thiago Alcantara që kishte dhimbje në kofshën e këmbës së djathtë, ndaj kërkoi zëvendësim. Skanimet e para ndezën dritat e alarmit.