Barcelona e bindur për yllin e Bayrn Munchen
Barcelona janë të vendosur për të bërë një lëvizje të madhe gjatë afatit kalimtar të janarit.
Katalonasit janë të interesuar për ta rikthyer në Camp Nou ish-yllin e tyre, Thiago Alcantara, shkruan indeksonline.
Raportet në Spanjë, të cituara nga Football Espana , pohojnë se babai i Thiago, Mazinho thuhet se i ka thënë gjigantëve katalanas se djali i tij dëshiron të kthehet në klub.
Kjo mund të jetë e madhe në një marrëveshje të mundshme, por me siguri nuk do të vijë me çmim të lirë.
Lojtari është aktualisht jashtë me një dëmtim muskulor të pësuar në fitoren e nëntorit në Ligën e Kampionëve kundër Anderlehtit. /IndeksOnline/