16:21 / E Shtunë, 18 Gusht 2018

Marchisio te Manchester City, flet Guardiola

Manchester City ka marrë lajmin se Kevin De Bruyne do të mungoj tre muaj për shkak të një lëndimi.

I vetmi futbollist që mund të transferohet te kampionët e Premierligës është Marchisio i cili është pa kontratë.

32 vjeçari përfundoi kontratën me Zonjën e Vjetër dhe tashmë është pa skuadër, shkruan indeksonline.

Por kreu i Cityt, Guardiola ka përjashtuar sjelljen e futbollistit të lirë dhe këmbëngul se ka besim në talentet e tij, të paktën deri në hapjen e afatit të janarit.

Kur u pyet për një goditje për Marchisio, ai tha: “Jo. Së pari një koment i madh për karrierën e tij – ai bëri një karrierë të jashtëzakonshme në Juventus dhe me ekipin kombëtar”.

“Në dhjetor, ne do të shohim se çfarë ndodh në dritaren e transferimit, por tani skuadra është në rregull”, shtoi spanjolli. /IndeksOnline/