09:17 / E Enjte, 17 Maj 2018 / indeksADMonline

Marina Vjollca feston ditëlindjen, Geti me fjalët më të dashura për të (Foto)

Prezentuesja e njohur shqiptare, Marina Vjollca sot feston ditëlindjen e saj të 27-të.

Kurse bashkëshorti i saj, reperi i njohur Getoar Selimi ka publikuar një imazh të saj në llogarinë e tij në “Instagram” duke i thurur fjalët më të mira për të.

“Për botën, mund të jesh vetëm një person. Për mua, je vet bota. Urime ditëlindjen mbretëresha ime” ka shkruar Geti në imazhin e Marinës.

Ndryshe, Marina dhe Geti i kanë dhënë fund beqarisë së tyre gjatë verës së vitit të kaluar./Indeksonline/