15:05 / E Martë, 08 Maj 2018 / indeksADMonline

Me shumë gjasa, miqësorja Kosovë-Shqipëri do të dështoi

Kohë më parë është përfolur shumë rreth një miqësore mes kombëtares së Shqipërisë dhe Kosovës, e cila do të zhvillohet në Zvicër, por si duket kjo ndeshje po shkon drejt dështimit.

Federata Shqiptare e Futbollit dhe Federata e Futbollit e Kosovës kishin arritur marrëveshje për zhvillimin e ndeshjes dhe kishte mbetur që të sigurohej leja nga Federata e Futbollit e Zvicrës. Por është pikërisht kjo Federatë, e cila nuk ka lejuar që kjo ndeshje të zhvillohet.

Këtë e ka pranuar edhe kryetari Fadil Vokrri i cili tha për KosovaPress se pikërisht kjo Federatë nuk po e lejon zhvillimin e kësaj ndeshje.

“Po afër anulimit është sepse Federata e Futbollit Zviceran nuk e ka dhënëlejen për zhvillimin e një ndeshje miqësore, kinse për shkaqe sigurie, juridike e civile siç është referuar Federata Zvicerane e Futbollit edhe pse ne mendojmë se kjo nuk është njëarsye dhe arsyet i dinë ata më mirë, sepse mendoj që kjo është , i tejkalon suazat për të cilat biseduam në rastin tjetër dhe mendoj që Federata Zvicerane nuk është treguar korrekte në vlerësimin e kësaj situate për zhvillimin e një ndeshje me Shqipërinë, sepse të gjitha në mënyrë hipotetike them të gjitha ndeshjet kushedi kundër çfarë do kundërshtari të kishim luajtur, kjo do të ishte një festë me Shqipërinë dhe mendoj që nuk ka asnjë arsyeje që për shkak sigurie apo për shkaqe të referuara nga ana e Federatës së Futbollit të Zvicrës mendoj që nuk është në rregull.

Ne do të bisedojmë me ta edhe gjatë takimeve që do t’i kemi gjatë takimeve në kongrese të ndryshme.Unë kam biseduar edhe me kryetarin e Federatës së Zvicrës dhe na ka thënë arsyet e njëjta të cilat i ceka mirëpo ne në ato arsye nuk i besojmë shumë” deklaroi Vokrri.