22:54 / E Martë, 28 Gusht 2018 / indeksADMonline

Mësohen tri skuadrat që sigurojnë grupet e Ligës së Kampionëve

Sot janë zhvilluar tri ndeshjet kthyese të Play-off të Ligës së Kampionëve.

AEK Athina, Young Boys dhe Ajax janë tri skuadrat e para që kanë siguruar një vend në grupet e Ligës së Kampionëve.

AEK në këtë fazë eliminoi skuadrën hungareze MOL Vidi me rezultat të përgjithshëm 3-2. Në ndeshjen e parë, grekët kishin fituar 1-2 si mysafir ndërsa sot u kualifikuan vetëm me një barazim 1-1.

Young Boys eliminuan Dinamon e Zagrebit me rezultat të përgjithshëm 2-3. Ndeshja e parë në Zvicër përfundoi barazim 1-1 ndërsa në Zagreb zviceranet fituan 1-2.

Në grupe do të luaj edhe Ajaxi e cila eliminoi Dinamon e Kievit. Holandëzët triumfuan falë rezultatit të ndeshjes së parë 3-1 pasi në Ukrainë nuk u shënua asnjë gol.

Nesër do të mësohen edhe tri skuadrat e fundit që kualifikohen në grupe nga faza kualifikuese. PAOK – Benfica, PSV  – Bate dhe Salzburg Crvna Zvezda janë çiftet e ditës së nesërme.

Kujtojmë se kundërshtarët e grupeve skuadrat e Ligës së Kampionëve do t’i mësojnë të premtën. /IndeksOnline/