18:48 / E Enjte, 17 Maj 2018 / indeksADMonline

Milaim Zeka, Lladrovcit: Jap dorëheqje nëse s’i kam letrat

Përplasja mes kreut të komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe deputetit të Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka po vazhdon përmes rrjeteve sociale.

Lladrovci sot e ka paditur Zekën, ku ia kërkon 100 mijë euro dëmshpërblim për siç i quan ai, shpifjet dhe fyerjet ndaj tij.

Zeka në anën tjetër, ka thënë se do të japë dorëheqje nëse nuk i posedon letrat në të cilat ka thënë se gjendet nënshkrimi i Lladrovcit ku e akuzon presidentin Hashim Thaçi për vrasje të rëndë, atë ndaj Behadin Hallaqit, shkruan Indeksonline.

“Nese nuk i posedej letrat: 1. Jap doreheqeje nga posti deputetit”, ka shkruar Zeka.

Ndryshe, Lladrovci padinë e ka paraqitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë./Indeksonline/