14:10 / E Premte, 23 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Lirohet nga akuza për ryshfet dhe ndikim katër persona

Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, në rastin e katër  të akuzuarve.

Aktgjykimi  i Gjykatës Themelore në Prishtinë i datës 28.05.2018, është vërtetuar.

Me anë të këtij aktgjykimi të akuzuarit S.M.,V.G.,M.S. dhe A.S. konform nenit 364 par.1 pika 1.3 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës , janë liruar nga akuza.

I akuzuari i parë  është liruar nga akuza për shkak të veprës penale: “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 431 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

E akuzuara V.G. për shkak të veprës penale: “Shtytje në kryerjen e veprës penale Ushtrimi i ndikimit” nga neni 431 par.1 lidhur me nenin 32 i të njëjtit kod.

Kjo e fundit po ashtu së bashku më  të akuzuari M.S. dhe A.S,  janë liruar nga akuza edhe për veprën penale në bashkëkryerje “Dhënia e ryshfetit në tentativë” nga neni 429 par.3 lidhur me par.1 dhe lidhur me nenin 28 dhe 31 të  po këtij ligji.

Gjykata e Apelit konstaton se në aktgjykimin e atakuar nuk evidentohen shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale,  gjendja faktike është vërtetuar drejtë dhe në mënyrë të plotë dhe se nuk ka shkelje as të ligjit penal.