13:09 / E Premte, 30 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ish-komandanti boshnjak Naser Oriq lirohet nga akuzat për krime lufte ndaj serbëve

Ish- Komandanti i njësive myslimane në Bosnje dhe ish i akuzuari i Hagës, Naser Oriq është liruar nga të gjitha akuzat për krime lufte.

Në vendimin e shkallës së dytë, Oriq është liruar nga këto akuza, shkruajnë mediat serbe, transmeton Indeksonline.

Oriq ishte i denuar për krime kundër serbëve në zonën e Srebrenicës në korrik të vitit 1992.

Për të pritur vendimin e Gjykatës, autobusë me qytetarë kishin ardhur nga Bosnja e Hercegovina.

Oriq është liruar në tetor të vitit 2017 nga akuzat për krime lufte kundër serbëve, derisa ka qenë duke mbrojtur Srebrenicën – vendin e masakrës së 8 mijë burrave dhe djemve myslimanë.

Vendimi kishte nxitur zemërim tek udhëheqësit serbë dhe familjarët e viktimave, por ishte përshëndetur nga myslimanët e Bosnjës.

Oriq ishte arrestuar më 10 qershor në Gjenevë me urdhër arrest të Serbisë për krime lufte të bëra gjatë luftës në Bosnjë./Indeksonline/