13:38 / E Shtunë, 08 Shtator 2018 / indeksADMonline

Mobilizim i madh i Policisë, në pritje të Vuçiqit

Ardhja e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka mobilizuar edhe Policinë e Kosovës. Këta të fundit shihen në çdo skaj të rrugëve në qytetin e Zubin Potokut, raporton Indeksonline.

Po ashtu, i gjithë qyteti është i mbushur me flamuj të Serbisë dhe me mesazhe për Presidentin Serb, Vuçiq, që shumë shpejt pritet të hyjë në Kosovë.

Rikujtojmë që pak më parë në territorin e Kosovës kanë hyrë edhe Kreu i Inteligjencës së Serbisë (BIA), Bratislav Gasic dhe Ministri serb i Shëndetësisë, Zlatibor Lončar.

Ndryshe, Indeksonline do të ju mbajë të informuar nga vendi i ngjarjes në lidhje me situatën në veri të vendit.