15:23 / E Premte, 24 Gusht 2018 / indeksADMonline

Momenti kur familja ia fal gjakun, një ditë pasi iu vdiq djali 10 vjeçar

Djali i gjyqtarit kosovar, Fatlum Berishës ka ndërruar jetë dje pas një aksidenti që ndodhi dje në Grabofc të Fushë Kosovës.

Në ditën e varrimit të 10 vjeçarit, familja e viktimës ia ka falur gjakun familjes së personit që aksidentoi për vdekje tashmë të ndjerin, shkruan Indeksonline.

Indeksonline ka siguruar këtë moment emocional që ndodhi pas varrimit.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:00, ku në aksident ishin të përfshirë një kamion dhe një motoçikletë./Indeksonline/