12:05 / E Premte, 06 Prill 2018 / indeksADMonline

Mos pagesa e avokatëve sipas detyrës zyrtare, keqkuptim nga institucionet

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj, ka pritur sot në takim Kryetarin e Odës së Avokatëve, Osman Havolli, me bashkëpunëtorët e tij.

Gjatë këtij takimi, Kryesuesi Isufaj dhe Kryetari Havolli kanë diskutuar lidhur me paraqitjen e problemit për pagesat e avokatëve sipas detyrës zyrtare, me numër të rastit nga Procesverbali i Policisë.

Pas takimit të mbajtur sot, Isufaj dhe Havolli kanë ardhur në përfundim se mos pagesa e avokatëve sipas detyrës zyrtare ka qenë një keqkuptim nga dy institucionet, kjo tashmë është zgjidhur dhe nuk do të ketë arsye për bojkotim të tyre në përfaqësim zyrtar.

Këshill Prokurorial i Kosovës është i gatshëm për bashkëpunim me Odën e Avokatëve të Kosovës dhe  të gjitha institucionet e sundimit të ligjit në Kosovë.