Jep dorëheqje njëri nga avokatët kryesorë të Trump
Avokati kryesor i presidenti të SHBA-së, Donald Trump, për hetimet speciale lidhur me përfshirjen e mundshme ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane në vitin 2016, ka dhënë dorëheqje.
John Dowd ka dhënë dorëheqje pasi që Trump vazhdimisht kishte injoruar këshillat e tij juridike, shkruan BBC.
Ai ka thënë për AP se i dëshiron Trump çdo të mirë pas largimit të tij.
Dorëheqja e tij vjen pak ditë pasi që Trump solli Joseph diGenova në ekipin e tij.