22:04 / E Diele, 24 Qershor 2018 / indeksADMonline

Nainggolan i pakënaqur, përdhos shallin e Interit (Video)

Radja Nainggolan ka zbarkuar në qytetin e Milanos ku pritet të kryej procedurat para se të nënshkruaj me Interin.

Megjithatë, mesfushori belg nuk duket aspak i kënaqur me lëvizjen që është bërë.

Kjo është parë në momentin kur Radja ka dalë para tifozëve zikaltër, shkruan indeksonline.

Ai nuk ka pranuar që ta vendos shallin e Interin duke e lënë që të bie në tokë.

Gjithashtu kur tifozët e Interit brohoritshin “kush s’kërcen është milanist”, 30 vjeçari as që e lëvizte nga vendi.

Gjithashtu në një intervistë, Nainggolan ka thënë se kjo nuk ishte zgjedhje e tija por e klubit.

Mesfushori u transferua në Romë në vitin 2014 nga Cagliari, ku në 155 paraqitje ka shënuar 28 gola. /IndeksOnline/

Temat: