Kokëdhembje për Spallettin para derbit me Juventusin
Radja Nainggolan do t’i mungojë Interit në Derby d’Italia kundër Juventusit.
Por, lajm i mirë për trajnerin, Luciano Spalletti është se Sime Vrsaljko është i gatshëm.
Belgu, Nainggolan u lëndua në ndeshjen kundër Tottenhamit në Champions League, por ai pritet të mungojë nesër, transmeton IndeksOnline.
Sonte, Spalletti ka lansuar listën e lojtarëve të ftuar, ku Nainggolan s’është ftuar, por Vrsaljko është ftuar.
Skuadra e plotë e Interit kundër Juventusit:
Handanovic, Padelli, Berni, Vrsaljko, De Vrij, Ranocchia, Asamoah, Miranda, D’Ambrosio, Skriniar, Gagliardini, Vecino, Joao Mario, Borja Valero, Perisic, Brozovic, Icardi, Lautaro Martinez, Keita Balde, Politano, Candreva./IndeksOnline/