16:22 / E Diele, 23 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ndalet Chelsea, Liverpooli udhëheq i vetëm në Premierligë

Chelsea ka barazuar pa gola si mysafir i West Hamit.

Skuadra e drejtuar nga Sarri nuk arriti të nxjerr pikë të plota në një ndeshje shumë të vështirë edhe pse e dominoi në përgjithësi.

Me këtë barazim, Chelsea i ka bërë favor Liverpoolit, ku që tani do ta udhëheq e vetme Premierligën.

Reds pas gjashtë ndeshjesh kanë 18 pikë, ndërsa Chelsea dhe Manchester City nga 16 pikë. /IndeksOnline/