09:53 / E Premte, 20 Korrik 2018 / indeksADMonline

“Ne nuk ju besojmë”, takimi i tensionuar me Messin si protagonist pas ndeshjes Argjentinë – Kroaci

Argjentina ishte ‘nën zjarrë’ pas humbjes kundër Kroacisë (3-0) me një këmbë jashtë Botërorit dhe lojtarët e argjentinas në krye me Messin dhe Mascheranon kërkonin “kokën” e Sampaolit.

Kështu zbulon detajet gazetari argjentinas i TyC sports dhe kolumnisti i “Ole” , Ariel Senosiain në librin e tij “Mundial es Historias”.

Situata ishte kritike dhe lojtarët donin të shihnin trajnerin, kështu që ata e thirrën Sampaolin në një takim urgjent me dy asistentët e tij Sebastian Beccacece dhe Lionel Scaloni. Qëllimi i takimit ishte i qartë, për ta bërë atë të shohë se ata nuk i besonin më, transmeton IndeksOnline.

“Ne nuk marrim atë që thoni, ne nuk ju besojmë më, ne duam të kemi një opinion” , ku Sampaoli u përgjigj i befasuar: “Opinion për cfarë?” . Përgjigja ishte kategorike: “në gjithcka”.

Më pas vjen radha e Messit ta merr fjalën. Ylli argjentinas e qorton atë në lidhje se pse e pyet kë ta fut në lojë e kë jo.

“Ju më pyesni 10 herë se cilët lojtarët për t’i vënë në lojë dhe cilët jo, dhe unë nuk kam dhënë asnjë emër. Trego para të gjithëve, nëse ndonjëherë ju kam dhënë ndonjë emër” , ishin fjalët e Messit.

Claudio Tapia, kryetar i AFA, ishte dëshmitar i situatës së pazakontë dhe tashmë ishte i vetëdijshëm për atë që lojtarët do t’i transmetonin trajnerit të Argjentinës, kështu që ai tha vetëm tri fjalë: “duhet t’i jepni”.

Takimi, i cili në fillim dukej se ishte më i vështirë dhe më i fuqishëm se sa përfundoi, nuk u bë më i madh dhe u arrit konsensusi , që trajneri duhet të dëgjojë lojtarët dhe të mos shqetësohet. Megjithatë, një nga ndihmësit e tij, Sebastián Beccacece donte të jepte dorëheqjen, por në fund e bindën të qëndroj. /IndeksOnline/