08:15 / E Hënë, 12 Mars 2018

Nis “Java Ndërkombëtare e parasë”

Sot fillon  “Java Ndërkombëtare e Parasë”, me ç’rast do shënohet edhe në Kosovë.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës me rastin e kësaj jave ka organizuar aktivitete të ndryshme.

Ceremonia e hapjes së këtij aktiviteti me karakter ndërkombëtar e cila shënohet në gjithë botën , ka nisur të premten me 9 mars në orën 14:00 në objektet e Bankës Qendrore të Kosovës, për të vazhduar më pas sot nga ora 10. Këto aktivitete do të vazhdojnë gjatë gjithë javës, deri të premten më (16.03.2018)./Indeksonline/