13:45 / E Premte, 07 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Plaçkitjet nëpër banka, paralajmërohen masa për rritjen e sigurisë

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Fehmi Mehmeti është takuar sot me Ministrin e Punëve të Brendshme Ekrem Mustafa, drejtorin e Departamentit të Hetimeve të Policisë së Kosovës Riza Shillova, anëtarin e Bordit të Shoqatës së Bankave Orcun Ozdemir dhe drejtorin Ekzekutiv të Shoqatës së Bankave të Kosovës, Petrit Balija.

Përmes një komunikatë për media, është bërëe ditur se në këtë takim kanë diskutuar për shqetësimet rreth plaçkitjes së bankave në Kosovë dhe marrjen e masave për të rritur sigurinë, transmeton Indeksonline.

 “Të gjithë përfaqësuesit e institucioneve pjesëmarrëse në këtë takim shprehën gatishmërinë për të ndërmarrë masat e nevojshme, me qëllim të rritjes së nivelit të sigurisënë sektorin bankar dhe u dakorduan që të rrisin bashkëpunimin ndër institucional për të adresuar këto sfida”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga BQK./Indeksonline/