10:13 / E Martë, 05 Qershor 2018

Njihuni me modelin e ri Audi Q8 [Foto]

Audi do të prezantoj sot ( e marte ) në Shenzhen të Kinës modelin e ri Q8, por tashmë kanë filluar të dalin imazhet e para.

Publikuar nga Observador imazhet zbulojnë se modeli i prodhimit ka mbetur relativisht besnik ndaj koncepteve Q8 dhe Q8 Sport që kemi parë më herët.

Q8 duket të jetë më sportiv se sa modeli Q7, ndërsa brenda karakterizohet ka një interior high-tech dhe luks të madh.

Nën kofano, Q8 i ri do të ketë një shumëllojshmëri të motorëve me benzinë dhe naftë, që paraqesin teknologjië të butë hibride.

Në fillim thuhet se do ofrohet një 3.0 litërsh benzinë V6 me 340 PS dhe dy njësi 3.0 litërsh TDI. /IndeksOnline/

Temat: