16:15 / E Shtunë, 09 Qershor 2018

Njoftim mbi ceremoninë e varrimit të Fadil Vokrrit

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se ceremonia e varrimit e Presidentit Fadil Vokrri do të zhvillohet nesër më 10 qershor në Prishtinë.

Ceremonia do të organizohet nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës.

Presidenti Fadil Vokrri, si figurë qendrore e futbollit të Kosovës dhe ndërkombëtarizimit të tij, në shenjë nderimi, do të përcillet me të gjitha nderimet shtetërore.

Ceremonia e varrimit do të zhvillohet nesër më 10 qershor në Kuvendin e Kosovës sipas agjendës së mëposhtme:

12:00 – 13:30 Homazhe, Kuvendi i Kosovës
14:00 – 15:00 Mbledhje komemorative, Kuvendi i Kosovës
17:00 Varrimi në varrezat e qytetit në Prishtinë

Federata e Futbollit e Kosovës ngushëllon të gjithë qytetarët e Kosovës dhe më gjerë për këtë humbje të madhe të sportit.