11:25 / E Enjte, 20 Shtator 2018 / indeksADMonline

Gjashtë presidentët bëhen bashkë në Drenas

Shtatorja e Heroit Fehmi Lladrovci dhe Heroinës Xhevë Krasniqi-Lladrovci, ka zënë vend në sheshin e Drenasit.

Ajo rreth orës 12:00 do të zbulohet për t’i dhënë pamje tjetër qytetit. Shumë liderë nga vendi e rajoni kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë ngjarje të madhe për Drenasin.

Burimet e Indeksonline të afërta me protokollin e shtetit kanë thënë se në këtë aktivitet do të jenë prezent dy presidentët: Hashim Thaçi e Ilir Meta dhe ish presidentët e Shqipërisë, Bujar Nishani, Rexhep Mejdani, Alfred Mojsiu, dhe ish presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu.

Të pranishëm në këtë aktivitet do të jenë edhe kryeministri Ramush Haradinaj, kreu i Kuvendit Kadri Veseli si dhe përfaqësues nga Maqedonia, Ali Ahmeti e shumë të tjerë./Indeksonline/