12:03 / E Diele, 11 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Franca e veçon Thaçin, e ulin bashkë me Trump, Merkel dhe Putin

Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, i është rezervuar një vend i veçantë gjatë ceremonisë së shënimit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore në Paris.

Nga protokolli francez, Thaçi është ulur në binën A, në të cilin janë ulur liderët e shteteve dhe organizatave më të fuqishme të botës.

Derisa përfaqësuesit e shteteve të rajonit, protokolli francez i ka ulur në binën B. Thaçi është duke përfaqësuar Kosovën në njërin ndër manifestimet më të mëdha botërore, ku po marrin pjesë liderët e vendeve më të fuqishme.