Nuk shënoi kundër Augsburg, ky është fajtori sipas Michy Batshuayit (Foto)
Michy Batshuayi po shkëlqen te skuadra e tij e re, Borussia Dortmund. Sulmuesi belg ka shënuar pesë gola në gjashtë takime me klubin gjerman.
Por, në ndeshjen e fundit kundër Augsburg – skuadra e ish-lojtarit të Chelseat barazoi 1 me 1.
Për rezultatin e barabartë dhe mos shënimin e ndonjë goli, Batshuayi ka gjetur fajtorin.
“As gol, e as fitore, mirupafshim flokë biond”, ka shkruar Michy.
Kujtojmë që belgu u paraqit me një stil të ri të flokëve gjatë përballjes të së hënës e cila përfundoi me rezultat të barabartë (1-1)./IndeksOnline/