21:50 / E Premte, 16 Mars 2018 / indeksADMonline

Pacolli e Thaçi në Paris, për ta lidhur në biznes Kosovën me Francën [Foto]

Sekretari i Aleancës  Kosova  e Re, Rrahim Pacolli ka takuar sot Medef International në Paris. Me këtë rast, aty ka marrë pjesë edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Pacolli përmes një statusi në Facebook ka treguar se kanë biseduar rreth zgjerimit dhe forcimit të marrëdhënieve biznesore ndërmjet Francës dhe Kosovës, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Me rastin e takimit me Medef International në Paris ku mori pjesë edhe Presidenti i Shtetit, z. Hashim Thaçi, biseduam rreth zgjërimit dhe forcimit të mardhënieve biznesore ndërmjet Francës dhe Kosovës.

 E falenderoj Presidentin e Republikës së Kosovës dhe minstrat e Qeverisë për prezencën dhe kontributin e tyre gjatë kësaj mbledhje të rëndësishme për shtetin tonë. RrP./Indeksonline/