15:12 / E Martë, 14 Gusht 2018 / indeksADMonline

Pamje: N’Zonzi largohet nga Sevilla, klubi italian konfirmon blerjen e tij

Mesfushori i Romës, Steven N’Zonzi ka arritur te Roma për ta kompletuar transferimin 30 milionësh në ”Stadio Olimpico”.

Anëtari i Sevillas ka qenë i lidhur së fundmi edhe me Arsenalin dhe Man Unitedin, por 29-vjeçari tani do të luajë në Serie A.

Pasi e fitoi Kupën e Botës me Francën, N’Zonzi pritet të jetë përforcimi më i ri i Romës para fillimit të sezonit të ri në kampionatin italian.

Roma e ka konfirmuar lajmin në Twitter duke shpërndarë një video, ku N’Zonzi shihet duke bërë foto me tifozët pas arritjes në aeroportin e Ciampinos.

Skuadra e Eusebio Di Francescos ka qenë mjaft e zënë duke e ri-konstruktuar skuadrën pas largimeve të Alisson dhe Radja Nainggolan.

Romakët këtë verë transferuan lojtarët si Javier Pastore, Justin Kluivert, Robin Olsen, Ivan Marcano dhe Ante Coric./IndeksOnline/