07:25 / E Hënë, 12 Shkurt 2018

Pantallonat që janë hit absolut këtë sezon (Foto)

Pantallonat janë pjesë e veshjes të shkëlqyera për çdo rast!

Me to shumica e grave ndjehen komod, rehatshëm dhe shkëlqyer në trupin e tyre. Nëse zgjedhni pantallona të mira, mund t’i veshni në raste të ndryshme – nga shëtitjet joformale, por edhe në situata shumë elegante. Përzgjedhja e mirë e pantallonave nënkupton modën e fundit, përshtatshmërinë me stile të ndryshme, cilësinë dhe çmimin e volitshëm. Shikoni propozimet e shkëlqyera, me të cilët nuk do të gaboni dhe duhet t’i keni në dollap!

Triko metalike janë hit absolut! Janë shumë efektive dhe të rehatshme. Triko elastike metalike do t’i përshtaten në mënyrë të përkryer siluetës suaj! Mund t’i kombinoni me T-shirt të madhe dhe atlete, apo me tunikë dhe çizme me taka. Janë në dispozicion me ngjyrë të zezë, bakri dhe ari.

Këto pantallona urbane janë pasqyrim i vërtetë i elegancës sportive: janë mjaft moderne që të mund të jenë pjesë e çdo kombinimi ditorë, mjaft të rehatshme që kurrë të mos dëshironi t’i zhveshni! Kombinoni me atlete dhe T-shirt gjatë fundjavës apo bëhuni e guximshme dhe veshini me këmishë joshëse dhe taka të larta në mbrëmje. Janë në dispozicion me ngjyrë të zezë dhe argjendi.

Pantallona të ngushta prej eko-lëkure italiane mat me zinxhirë në fund të këmbëve anash dhe zinxhirin e madh metalik mbrapa janë zgjedhje e duhur për raste festive. Ultra moderne, sikur të bëra për vajza rrebele dhe argëtime mbrëmje. Atlete dhe crop top, apo taka dhe top joshës, këto pantallona përputhen me çdo kombinim. Janë në dispozicion me 4 ngjyra si dhe në variantin shkëlqyes.

Military fazon nuk del mode! Military xhinse të ngushta atraktive dhe interesante me xhepa në mollaqe. Kanë zinxhirë të shkurtë metalik anash këmbëve. Janë zgjedhje e shkëlqyer për të gjitha rastet.

Baggy xhinset janë hit i vërtetë këtë sezonë! Këto janë baggy xhinset interesante me pak llastëk. Kanë kollane moderne të cilët janë lehtë për t’i hequr dhe lehtë për t’i mbërthyer si dhe 4 butona para dukshëm të mëdhenj.