12:22 / E Premte, 20 Korrik 2018 / indeksADMonline

Parashikimi i motit për vikend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë vikendit do të mbaj mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius, përcjell Indeksonline.

Të shtunën dhe të dielën pritet të fryj erë drejtimesh të ndryshme, e lehtë deri mesatare. /Indeksonline/

 

 

Temat: