23:55 / E Hënë, 16 Korrik 2018

Perez: Nuk do të ketë transferime yjesh, as Hazard e as Neymar!

Skuadra e Real Madridit nuk e ka ndërmend të bëjë ndonjë transferim “bombë” gjatë afatit të verës.

Pas largimit të Cristiano Ronaldos në drejtim të Juventusit, klubi madrilen u mendua se do të kërkojë ndonjë lojtarë si zëvendësues të tij.

Megjithatë në një intervistë të Florentino Perez, thuhet se kampioni i Ligës së Kampionëve nuk do të bëjë transferime yjesh!

“As Neymar, as Hazard, as Mbappe dhe as Kane, Real Madridi nuk do të bëjë asnjë nënshkrim galaktik këtë verë”, ka thënë Perez.

Së fundmi Hazard është i lidhur ngushtë për një transferim në “Santiago”, por kjo intervistë e Perez ka ndryshuar gjërat./IndeksOnline/