15:59 / E Martë, 10 Prill 2018 / indeksADMonline

Plagoset një femër në Prishtinë

Një femër është plagosur sot në Prishtinë nga një plumb qorr, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 14:00, nga QKUK- ja, kemi pranuar informatën për një person të plagosur nga arma e zjarrit. Sipas deklaratës së  viktimës (femër) Sh. A 30-vjeç,  rasti ka ndodhur në rrugën “Bajram Bahtiri”, ku nga një plumb “qorr” , ajo është goditur në këmbën e majtë”, thuhet në komunikatë.

Pas konsultimit me prokurorin kujdestar, është hapur rasti shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, ndërkohë që hetuesit policorë  janë duke punuar për sqarimin e të gjitha rrethanave lidhur me këtë rast.