I gjendet substancë narkotike, arrestohet femra nga Shtimja
Një femër është arrestuar ditën e djeshme në rrugën “Skënder Salihu” në Shtime.
Ngjarja ka ndodhur pasi që asaj i është gjetur dhe konfiskuar substancë narkotike e llojit MARIHUANË.
Me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/