13:57 / E Mërkurë, 27 Qershor 2018 / indeksADMonline

Po funksionon tani veçoria e re e Instagram, provojeni (Foto)

Instagram kishte premtuar në konferencën e fundit se shpejt do të lëshoi përditësimin e ri me tiparin, video-grup.

Kjo ju lejon të bisedoni me deri në tre shokë të tjerë në të njëjtën kohë; mund të minimizoni ekranet e videove në një tablo, nëse dëshironi të vazhdoni të shfletoni mesazhet.

Ju mund të telefononi vetëm njerëzit me të cilët jeni i lidhur, dmth ju i ndiqni ata dhe ata do t’ju ndjekin.

Nëse e shihni se dikush po iu shiqon në video, ju mund t’i bëni ftesë atij për tu futur në bisedë.

Funksioni i ri i thirrjes në video është i disponueshëm tani në Android dhe iOS, andaj provojeni./Indeksonline/