10:17 / E Martë, 15 Maj 2018

Policia gjatë 24 orëve të fundit shqiptojë mbi 1000 gjoba

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur 33 aksidente trafiku.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, 10 nga këto aksidente kanë përfunduar me të lënduar ndërsa në 23 prej tyre ka pasur vetëm aksidente me dëme materiale.

Ndërkaq njësitet policore të trafikut gjatë 24 orëve të fundit kanë shqiptuar 1049 tiketa trafiku për vozitësit që kanë rënë ndesh me rregullat e komunikacionit rrugor. /Indeksonline/