11:00 / E Martë, 11 Shtator 2018 / indeksADMonline

Policia jep detaje për të riun që vdiq nga rryma në Kaçanik

Indeksonline ka raportuar se mbrëmjen e kaluar në Kaçanik ka ndërruar jetë i riu 17 vjeçar nga fshati Kovaqes.

Ndërsa Policia e Kosovës ka bërë të ditur detajet e kësaj ngjarje.

Sipas të dhënave të policisë, i riu ka ndërruar jetë përderisa po bënte dush dhe se familja ka dëgjuar britmat e tij.

Si pasojë e kësaj i riu është dërguar në QKMF ku mjeku ka konstatuar se i riu ka ndërruar jetë si pasojë e energjisë elektrike, transmeton Indeksonline.

Njoftimi i plotë:

Rreth orës 21 e 30 minuta një person i moshës 17 vjeçare i fshatit Kovaçec nga rryma ka ndërruar jetë teksa ka qenë duke bërë dush. Familja e ka dëgjuar duke bërtitur dhe e kanë dërgu në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kaçanik, ku mjeku ka konstatuar se i njëjti nga rryma ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes ka dal edhe njësiti i KEDS-it, ku sipas ekspertizës së tyre në vendin e ngjarjes lidhja e rrymës në atë shtëpi nuk ka qenë e sigurt dhe për atë arsye e kanë shkyçur nga rrjeti komplet shtëpinë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar për obduksion në Prishtinë

Tragjike: Vdes i riu kosovar, e zuri rryma!

Temat: