18:47 / E Diele, 20 Maj 2018 / indeksADMonline

Policia konfirmon përleshjen e tifozëve të Prishtinës dhe Dritës (Video/Foto)

(I plotësuar, 19:28)-Zëdhënësi për media nga Policia në Rajonin e Pejës, Driton Rugova ka konfirmuar për Indeksonline se është shkaktuar një përleshje në mes tifozëve të Dritës dhe Prishtinës në Pejë.

Rugova në një përgjigje  të shkurtër ka thënë se nuk kanë ende detaje lidhur me të lënduarit në këtë rast./Indeksonline/

……………………………..

Ndodhë ajo që pritej, përleshje në mes tifozëve në Pejë (Video/Foto)

Një përleshje fizike ka ndodhur para pak minutave në mes tifozëve të Dritës së Gjilanit dhe Prishtinës.

Pas përmbylljes së ndeshjes me rezultat, 0-0, Drita mori titullin e kampionit të Kosovës, meqë rast edhe ka filluar përleshja në mes tifozëve.

Menjëherë pas largimit nga stadium, Policisë i është dashur të intervenojë për shoqërimin e disa personave./Indeksonline/