11:30 / E Martë, 20 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Policia po heton kërcënimet ndaj pjesëtarëve të FSK-së në Zubin Potok

Pjesëtarët e nacionalitetit serbë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, janë kërcënuar nga persona të panjohur.

Kanosja ndaj tyre është bërë me anë të disa pamfletave të vendosura në rrugë dhe lokale në Zubin Potok, në mëngjesin e së hënës.

Sipas raportit të policisë, lidhur me këtë rast është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar.

Pamfletat bëhet e ditur se u vërejtën nga Policia e Kosovës gjatë patrullimit të tyre.