10:30 / E Hënë, 07 Maj 2018 / indeksADMonline

Policia serbe arreston tre kosovarë në kufi me Kroacinë (Foto)

Tre kosovarë janë arrestuar nga Policia e Serbisë në kufi me shtetin kroat, saktësisht në Batrovci.

Pjesëtarët e policisë kufitare serbe kanë arrestuar tre persona pasi të njëjtit dyshohet se kanë poseduar 43 kilogramë marihuanë, raporton Tanjug, transmeton Indeksonline.

Policia thuhet të ketë gjetur narkotikët në autobus, ku ishin fshehur në zgavrën para pjesës së bagazhit, 40 pako të mbushura, me peshë 42 kilogramë e 800 gramë.

Ndër të arrestuarit janë shoferi i autobusit, S.M., 30-vjeç,  I.M., 63-vjeç dhe A.F., 60-vjeç, të cilëve u është shqiptuar ndalimi për 48 orë.

Përpos kallëzimit penal ata pritet të dërgohen para Prokurorisë Publike në Sremska Mitrovicë, me dyshimin se kanë kryer vepër penale të prodhimit dhe të vënies në qarkullim pa autorizim të lëndëve narkotike./Indeksonline/