75 Mall Live Search
20:36 / E Shtunë, 10 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Tërheqja e njohjeve dhe ngecja në njohjet e reja, dështim i diplomacisë kosovare

Njëri nga vitet me më së paku njohje për shtetin e Kosovës, po rezulton të jetë vitin 2018. E kjo po konsiderohet edhe si ngecje në punën e diplomacisë kosovare, si pasojë e të cilës nuk po arrihet të sigurohen njohje të reja, nga vendet që ende nuk kanë bërë një gjë të tillë.

Avni Mazreku, profesor i të Drejtës Evropiane për “Indeksonline” ka thënë se numri i njohjeve për Kosovën është raport i forcave lindje-perëndim, ku shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara që nuk e favorizojnë Kosovën ushtrojnë ndikim mbi shtetet tjera.

“E para numri i njohjeve për Kosovën është raport i forcave lindje-perëndim, është raport midis dy vijave të cilat janë në konkurrencë njëra me tjetrën dhe që në të kaluarën janë quajtur si konkurrencë midis lindjes dhe perëndimit, por sot ato njihen si konkurrencë në organet vendimmarrëse të organizatave ndërkombëtare siç janë Kombet e Bashkuara, që në këtë rast anëtaret e përhershme të Këshillit të Sigurimit që janë pesë, e që tri janë në favorin e Kosovës dhe e kanë njoftë pavarësinë e Kosovës. Do të thotë dy e kundërshtojnë ashpër në këtë rast është Rusia dhe Kina, në këto shtete ku Rusia dhe Kina ka ndikim të madh, njohjet kanë ngecur”, ka thënë ai.

Mazreku ka vënë në dukje edhe shtetet si SHBA dhe Britania e Madhe kanë bindur shtetet mbi të cilat kanë ndikim që të njohin Kosovën si shtet. Por, profesori i të Drejtës Evropiane e ka konsideruar jo vetën ngecjen në njohje edhe si dështim të diplomacisë kosovare, por edhe mos gjetjen e një mënyre që të avancuar pozitën e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

“Ndërsa në ato shtete që ka pasur ndikim më të madh SHBA, Britania e Madhe dhe Franca, ato shtete e kanë njoftë Kosovën. Pra, dimensioni i parë apo vija e parë është raport i bilancit të forcave në nivel global pra botërorë, e dyta është dështim i diplomacisë së Kosovës e cila nuk ka gjetë ende strategji efektive e cila arrin me avancu pozitën e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, sepse në shumë raste numri i shteteve që e kanë njoftë shtetin respektiv, nuk është determinues sa i përket procesit të anëtarsimit të një shteti në organizatat ndërkombëtare dhe dijet mirëfilli sot se artikulimi i sovranitetit të shtetit varet nga roli i shtetit në organizatat ndërkombëtare, e dështimi më i madh për Kosovën nuk mund të konsiderohet, në fakt numri i shteteve që e kanë njoftë apo nuk e kanë njoft Kosovën, por dështimi më i madh i diplomacisë së Kosovës edhe anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare” ka thënë Mazreku.

Në anën tjetër, përpos ngecjes në shtetet tjera që e njohin Kosovën, po debatohet edhe për shtetet të cilat por tërheqjen e njohjet. Këtë e ka konsideruar si një fushatë të ndytë nga ana e Serbisë, deputetja e Kuvendit të Kosovës dhe njëherësh edhe anëtarja e Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane. “Kohen e fundit jemi dëshmitarë të një fushate të ndytë të Serbisë ne raport me shtetin e Kosovës. Është një fushate e egër e Beogradit për të pengu anëtarësimin e Kosovës ne organizata ndërkombëtare dhe jo vetëm”, ka thënë Deliu.

Sipas saj, edhe Institucionet e Kosovës duhet që të ndërmarrin veprime efikase si një kundër përgjigje ndaj qasjes së Serbisë ndaj Kosovës. “Institucionet e Kosovës duhet te ndërmarrin veprime efikase si kundërpërgjigje e qasjes se Serbisë kundër Kosovës, sepse këto veprime te Serbisë këto janë kundër normalizimit të marrëdhënieve. Ministria e Jashtme duhet të jetë shumë më aktive në mënyre që të ballafaqohet më këtë situate”, ka përfunduar Deliu.

Rikujtojmë, që Ministria e Punëve të Brendshme po i demanton të gjitha deklaratat më lidhje me deklaratat se shtete të ndryshme kanë tërhequr njohjet duke i konsideruar si gënjeshtra.

Kurse sa i përket sigurimit të njohjeve të reja, zyrtarë nga kjo Ministri e kanë konsideruar “barrierë” arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë. Por ndryshe nga këta të fundit, ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovës, Ruairi O’Conell ka thënë se fatkeqësisht disa vende kanë tërhequr njohjet e tyre për shtetin e Kosovës.

”Fatkeqësisht, disa vende i kane tërhequr njohjet e tyre për Kosovën. Nuk mendojmë që ka ndonjë justifikim për këto veprime. Kosova i përmbushë të gjitha kriteret për të qenë një shtet i pavarur, ne e kemi pranuar Kosovën si shtet i pavarur dhe sovran”, kishte shkruar Ruairi O’Conell gjatë një bashkëbisedimi me qytetar në rrjetin social “Facebook”./Indeksonline/