22:35 / E Mërkurë, 24 Janar 2018 / indeksADMonline

Prokuroria ruse kërkon familjen e fëmijës që u shfaq duke pirë cigare (Video/Foto)

Një video është postuar së fundi në internet duke treguar një fëmijë që pi cigare teksa të rriturit qeshen në sfond.

Besohet se video u realizua në qytetin e Vladikavkaz, në rajonin jugperëndimor rus.

Prokurorët tani po hetojnë pamjet, të cilat mendohet se janë regjistruar nga prindërit ose të afërmit e familjes,shkruan Dailymail, transmeton Indeksonline.

Në videon tronditëse,  një fëmijë vazhdimisht thith cigare teksa nuk dihet nëse është vajzë apo djalë, por sipas medieve ruse theksohet se fëmija nuk mund të jetë më i madh se dy vjet.

Fëmija nuk ka as kollitje gjatë pirjes, gjë që tregon se ai kishte provuar atë edhe më parë.

Videoja zgjat dy minuta teksa shoqëria ruse dhe më tej janë shprehur të zemëruar  dhe Prokuroria ruse tashmë ka kërkuar nga Policia që të hetojë rastin dhe të identifikojë familjen në fjalë. Prindërit mund të privohen nga të drejtat e tyre prindërore nëse identifikohen dhe nëse vërtetë ata e kanë lënë pas dore fëmijën e tyre./Indeksonline/