08:10 / E Diele, 13 Maj 2018 / indeksADMonline

Pronari i PSG-së zbulon të ardhmen e Neymarit

Shumë spekulime për të ardhmen e yllit brazilian, Neymar.

Neymar është i lidhur ngushtë për një transferim në “Santiago Bernabeu”, por presidenti i klubit të PSG-së, Nasser Al-Khelaifi është i sigurt se braziliani do të qëndroj në Francë, transmeton IndeksOnline.

26-vjeçari vazhdon të kërkohet nga gjiganti spanjoll, këta të fundit madje kanë nisur disa oferta në drejtim të PSG-së.

Megjithatë, kur të gjithë mendojnë se Neymar shumë lehtë mund të largohet, në skenë doli presidenti.

“Kush ka thënë që ai nuk do të qëndrojë këtu? Askush nuk e ka thënë. Ai ka kontratë me ne dhe do të qëndrojë, 2000%”, ka thënë Nasser.

Presidenti i klubi francez ka folur edhe për trajnerin e ri, por nuk ka preferuar të jep shumë detaje.

Kujtojmë se PSG-ja u shpall kampion i Ligue 1 dhe Kupës së Francës./IndeksOnline/