09:22 / E Shtunë, 18 Gusht 2018 / indeksADMonline

PSG mund ta pranojë ofertën e Realit për Neymar vetëm për një kusht

Florentino Perez është duke u përgatitur që të ofrojë 300 milionë euro për Neymar pas humbjes së Real Madridit nga Atletico Madridi në Superkupën e Evropës.

”Los Blancos” mbetën pa Cristiano Ronaldon, i cili u transferua në Juventus këtë verë dhe deri më tani klubi ka dështuar ta gjejë zëvendësuesin e tij.

Paris Saint-Germain nuk pritet që ta pranojë këtë ofertë nga Real Madridi, pavarsisht se parisienët e blenë Neymarin për një shumë rekorde prej 200 milionë funte, transmeton IndeksOnline.

Por, Sport beson se klubi francez mund të detyrohet ta shesë sulmuesin brazilian për shkak të rregullave të FIFA-s në aspektin financiar.

Dhe nëse klubi parisien dorëzohet, atëherë presidenti madrilen, Florentino Perez nuk do t’i ketë problem financat për transferimin e Neymar.

Kujtojmë se Neymar u transferua te PSG nga Barcelona në verën e kaluar për shumën e 200 milionë eurove./IndeksOnline/