Rama: Gjiri i Jalës po transformohet cilësisht
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vazhduar edhe sot me promovimin e turizmit në Shqipëri, duke shkruajtur për gjirin e Jalës që po transformohet në prag të sezonit të ri turistik.
“Mirëmëngjesi me këtë pamje nga perla joniane e gjirit të Jalës që po transformohet cilësisht në prag të sezonit të ri turistik, ju uroj një fundjavë të mbarë”, ka shkruar ai në facebook.