20:14 / E Shtunë, 17 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Rita Ora ofron mbështetje për gratë e dhunuara gjatë luftës

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Rita Ora është takuar edhe me përfaqësuese të të mbijetuareve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, si dhe ambasadorin britanik Ruair O’Connell.

Rita Ora është shprehur se ajo është frymëzuar nga forca dhe rikëmbja e tyre.

“U ul ne mesin e tyre. Ua mbajti doren. I perqafoi. I ngushelloi. Ju tha qe e frymezuan me forcen e tyre, me rimekembjen, me perkushtimin per te ecur perpara.
Rita Ora me Feride Rushitin dhe Kadire Tahirajn duke e ofruar mbeshtetjen e saj per te mbijetuarat e dhunimeve te luftes se Kosoves sot ne rezidencen e ambasadorit britanik Ruairí O’Connell me ftesen e Elida Elida ne dhjetevjetorin e pavaresise se Kosoves” ka shkruar Garantina Kraja në facebook.